Qeveria, ndryshime në shtator. Rama: Kukësi ishte mësim. Jo më ligje pa konsultim

28/04/2018 15:00

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Edi Rama u la afat ministrave të tij deri në shtator për të përmirësur bilancet, përndryshe rrezikojnë karrigen.

“Çfarë ndryshimesh, nëse do të jenë të nevojshme, në qeveri në shtator duhet të ndryshojmë, cilat ministra, ministri apo sektor nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregoj shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin”, tha Rama.

E njëjta skadencë vlen edhe për strukturat dhe forumet e PS-së.

“Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë”, tha ai.

Rama u kërkoi socialistëve të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve, në kushtet kur sipas tij mungon opozita që të përcjellë zërin e tyre. Publikisht sfidoi rivalin kryedemokrat.
“Duke filluar nga java e parë e majit, të gjithë ne do të bëjmë fushatën tonë njësoj si fushatë zgjedhore, me të njëjtin intensitet, thellësi penetrimi në territor dhe me të njëjtin vullnet. Nuk do fitojmë vota, se nuk kemi kundërshtarë përpara dhe nuk do ketë zgjedhje në fund të qershorit, po do fitojmë çdo mendje e zemër që hapet për ta dëgjuar. Dhe duhet të hapim çdo mendje që është e mbyllur për ta dëgjuar. Nëse shohim sot sondazhet, nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë, mjafton të jemi gjallë dhe fitojmë zgjedhjet. Po qëllimi ynë nuk është ky, nuk e kemi marrë gjithë këtë përsipër të mundim Lulin, se do ishte njësoj si Real Madridi të ekzistonte për të mundur Vaqarrin”, vijoi Rama.

Në këto kushte mori përsipër t’ia vetë opozitën vetes.
“Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, kordinatore e bashkëqeverijes dhe prisja të thoshte cilët kryetarë duhen shkarkuar sot dhe jo nesër, për faktin që nuk duan tia dijnë fare se bashkëqeverisjen me një instrument që është konkret, platformën e bashkëqeverisjes online, ta vërë në dispozicvion të të gjithë njerëzve që rinë rrugëve për të kapur deputet, miq, kushërinj e shok që të marrë një hipotekë. Si mundet që sot, pas 6 muajsh ne të kemi ende bashki ku kryetarët e partisë ende nuk e kanë marrë vesh se çfarë duhet të bëjnë”, tha ai.
Përfaqësuesve të PS-së në pushtetin vendor u kërkoi të mos përsërisin gabimet e kundërshtarit.

“Kush e ka fajin që nuk jepet ndihma ekonomike sepse nuk shkojnë këshilltarët socialistë… njësoj siç sillej Berisha me ne?”, tha Rama.

Në fund u duk se bëri edhe një autokritikë.
“Kërcënimi që ne të etikohetmi si arrogant. Pse thonë njerëzit që ne qerverisim me arrogancë? lkëtë duhet ta kuptojmë er ta ndajmë, cila pjesë e qeverisjes sonë konsiderohet arrogante, sepse është e drejtë dhe bëjmë reforma të dhimbshme, dhe cila pjesë e qeverisjes sonë është padrejtësisht arrogante me njerëzit. Këtë ne duhet ta ndajmë. Kukësi ishte një mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë, çfarë ne nuk bëmë si duhet dhe çfarë duhet të bëjmë në vijimësi, për mos tu përsëritur gabimi që duke u nisur për një qëllim të mirë, pa marrë mundimin për ta shpjeguar qëllimin të gjendemi përballë një reagimi që në fund të lë në ballë etiketën e arrogantit”, vijoi ai.
Pas Asamblesë Rama zhvilloi një takim vetëm me kryetarët e degëve.

Top Channel