Prezantuesi i njohur i Sky Sports, lë punën për t’iu përkushtuar djalit të tij

28/04/2018 04:37

Prezantuesi i njohur i Sky Sports, Simon Thomas njoftoi në Twitter se do të largohet nga puna, për t’iu përkushtuar djalit të tij, Ethan.

Ai nuk ngurroi të falënderojë kompaninë, që sipas Thomas, e ka mbështetur përtej limiteve, por tha se ndjente që duhet të bënte këtë hap. Bashkëshortja e Simon Thomas, Gemma humbi jetën Nëntorin e kaluar, vetëm 3 ditë pasi u diagnostikua me leuçemi akute mieloide.

Që prej atij momenti, 45-vjeçari nuk e ka fshehur pikëllimin as në rrjetet sociale, duke thënë se është me të vërtetë ‘duke luftuar për të kaluar këtë situatë të jetës së tij’.

Që nga Nëntori ai nuk është kthyer në punë, në Sky Sports, por tashmë ka marrë edhe vendimin zyrtar për t’u larguar përfundimisht nga kompania dhe për t’iu përkushtuar djalit të tij.

“Humbja e bashkëshortes time më bëri të kuptoj se jeta është shumë e shkurtër dhe nuk mjafton për ta shijuar pranë njerëzve të dashur. Me pikëllim dhe zemër të thyer, njoftoj largimin nga Sky Sports, për t’iu përkushtuar dhe qëndruar pranë djalit tim, Ethan”, deklaroi Simon Thomas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA