Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama nëpërmjet nënkryetarit të saj Edi Paloka.

Në një postim në Facebook, Paloka thotë se Rama në vend të arrestonte Tahirin me kthimin nga Berlini, mbylli javën duke sulmuar opozitën.

“Mbasi harxhoi gjithë javën duke sharë dhe sulmuar politikanët gjermanë, pastaj duke akuzuar e ofenduar muslimanët shqiptarë si ekstremistë që mund të shpërthejnë, Edi Rama e mbylli javën duke sulmuar sot për dy orë opozitën.

Kur të gjithë prisnin që me kthimin nga Gjermania, Rama të hapte rrugë e të lejonte arrestimin e Saimir Tahirit për t’i hapur kështu rrugën Shqipërisë për në Europë, ai bëri të kundërtën. Rama tregoi se pranon të ndëshkohet Shqipëria, por kurrë Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe është e thjeshtë madje e thënë dhe me gojën e Tahirit: Paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit por edhe në ata të Ramës”, thotë Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA