Ka ende kohë nga zgjedhjet e reja për bashkitë, por agraro-ambientalistët kanë nisur përgatitjen për fushatë.
Kreu i kësaj partie ishte në Shkodër, atje ku ne zgjedhjet e fundit kjo forcë mori vetëm katër këshilltarë.
“Sot nga Shkodra nisin rrugëtimin tonë për zgjedhjet vendore 2019. Vendosëm ta nisim nga këtu, nga Qarku i Shkodrës në shenjë të vazhdimësisë, pasi nga këtu nisëm edhe takimet tona përgatitore për zgjedhjet parlamentare të të vitit të kaluar. Sigurisht zgjedhjet e shkuara nuk prekën pritshmëritë tona për arsye se ato nuk qenë zgjedhje normale, por të diktuara nga marrëveshja, që u vlerësua nga ne një e keqe e domosdoshme. Duke menduar për stabilitetin e vendit, edhe pse e dinim që kjo ishte në dëm të PAA-së, ne nuk mund të garonim as në siglën tonë, afati kohor nuk na lejoi këtë dhe si pasojë patëm pasoja dhe nuk nxorrëm asnjë deputet”, deklaroi kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Duka u kërkoi dy partive të mëdha, që të shpejtojnë me reformën zgjedhore.
Top Channel