
Pianistja me origjinë nga Uzbekistani, Lola Astanova po tërheq vëmendjen gjithmonë e më shumë për format e saj fizike.
33-vjeçarja është një nga më të ndjekurat në koncertet e saj, teksa shquhet për mjeshtëri kur luan pjesët e kompozitorëve më të njohur botërorë.
Gjithsesi, amerikania ka vendosur të përdorë edhe një armë tjetër, për të rritur vëmendjen ndaj muzikës së saj.
Ajo ka nxjerrë në pah hiret e saj, me një sërë fotosh të cilat i poston në Instagram, ku ndiqet nga thuajse 400 mijë fansa.
Fotot ‘hot’ kanë tërhequr edhe më shumë njerëz në koncertet e saj, gjë që është pranuar edhe nga menaxherët e pianistes. Këta të fundit raportojnë se nuk kanë munguar as ofertat nga kompanitë e modës për 33-vjeçaren, teksa vetë Lola po mendon seriozisht të merret edhe me modeling.
Top Channel