Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim nga Interpol Roma është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë nga policia e Tiranës. Ai është dënuar me 20 vjet burg nga gjykata e Romës.

“Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit pranë D.V.P. Tiranë, ndaloi dhe arrestoi përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Petrit Lekndreaj, 43 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane e kanë dënuar me 20 vjet burgim, për veprat penale ”Trafik droge”, “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuar nga nenet 81, 110, 576 të Kodit Penal Italian dhe nenit 73 të Ligjit mbi Drogat”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA