Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shkruan në “Twitter” pas mbylljes së Konferencës në Paris mbi luftën kundër financimeve për terrorizmit “No Money for Terror”.

Xhafaj ka pasur edhe një shtrëngim duarsh gjatë konferencës me Presidentin francez, Macron.

“Mundësi dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që pata rastin të shkëmbeja një përshëndetje të përzemërt me Presidentin Macron. Mirënjohje zoti President për vlerësimet tuaja shumë inkurajuese!”, shkruan Xhafaj.

Xhafaj pati edhe një bisedë me homologun e tij francez Collomb. “ndamë vlerësimet rreth çështjeve të axhendës së përbashkët. Falënderim i veçantë për vlerësimet e shprehura prej tij në përfundim të fjalës sime, duke çmuar publikisht punën e Qeverisë shqiptare dhe të MB. Mirënjohje për mbështetjen që Franca dhe qeveria e saj i japin vendit tonë”, shkruan Xhafaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA