Dhjetë persona janë arrestuar pas denoncimit të OSHEE-së për vjedhje energjie. Kanë qenë kontrollet e imtësishme të task force ditët e fundit, që kanë evidentuar shkeljet.
Aksioni u krye në zonën e Kamzës dhe Don Boskos, nga ku u kapën në flagrancë 10 shtetas në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal. Nga procesverbalet e plotësuara, në prani të oficerit të policisë gjyqësore, mësohet se 3 shtetas konsumonin energjinë pa pasur kontratë me OSHEE, vjedhje e hapur, 3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme, pas ndërprerjes si debitorë, dhe 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat për ulje të konsumit.
Të 10 personat, kryesisht nga Kamza, në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqëruar në komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme nga prokuroria.
Top Channel