Policia rrugore e Tiranës është fokusuar sërish tek rruga e Komunës së Parisit.

Një muaj më parë për shkak të trafikut problematik në këtë zonë policia ndërmori një aksion për parkimet e gabuara. Por mesa duket problemi nuk është zgjidhur ende, dhe pas përfundimit të sinjalizimit rrugor horizontal dhe vertikal i vendosur së fundmi nga Enti Pronar.

Policia thotë se kontrollet u përqendruan në “zonën e njohur si Komuna e Parisit dhe parakalimet e gabuara ishin zonat ku u përqendruan kontrollet e Policisë Rrugore Tiranë”.

“Sjellja e përdoruesve të rrugës në raport me sinjalizimin rrugor vertikal dhe horizontal në afërsi të kryqëzimeve dhe segmenteve rrugore me fushëpamje të kufizuar ishin objekt kontrolli i efektivëve të Policisë Rrugore, si në rrugën “Siri Kodra”, rruga “Medar Shtylla”, rruga “Tish Daija” etj”, thotë policia.

Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara janë vendosur gjoba për 28 drejtues automjetesh për parakalim të gabuar në afërsi të zonës së kryqëzimit, 35 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 45 automjete për parkim të gabuar, 27 drejtues mjetesh u janë tërhequr lejet e drejtimit pasi janë konstatuar duke qarkulluar në sens të kundërt me atë të lëvizjes dhe 67 masa administrative për shkelje të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA