Skandali “Gulf” sipas Partisë Demokratike. Deputetja Tabaku: Pas skemës qëndron biznesmeni Besnik Sula

27/04/2018 10:40

Partia Demokratike foli sot për skemën e falimentit të kompanisë “GULF” në Shqipëri. Jorida Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë, e cila, sipas saj, ka heshtur për skandalin e kompanisë së karburantit.

“Klienti i preferuar i qeverisë, Besnik Sulaj, që ishte i përfshirë te kompania ARMO, që krijoi evazion shumë të lartë fiskal gjatë vitit të fundit, me pothuajse 60 milionë euro të papaguara, është i përfshirë po në të njëjtën kompani. Zotëria i cili sot kërkohet nga policia është bashkëpronar me zotin Sulaj në biznese të tjera në Tiranë dhe kjo është arsyeja pse institucionet qeveritare kanë heshtur deri më sot”, deklaroi Tabaku.

Sipas PD-së, kjo kompani ka shitur përgjatë vitit 2017 karburant të prodhuar në vend, duke provuar kështu lidhjet mes kompanisë ARMO dhe GULF.

“Situata në vitin 2017 është atipike. Konsumi është zëvendësuar me prodhimin vendas, është rritur me 15 herë nga viti 2016. Ky karburant ka shkuar në karburantin që ne përdorim”, u shpreh Teliti.

Sipas demokratëve, tre janë pikat ku konsumatori dhe Buxheti i Shtetit janë dëmtuar prej kësaj skeme: Cilësia. Armo përpunon, por cilësia e saj si afrohet standardeve të BE-së.
Janë dhënë me mijëra tollona që sot kanë mbetur kot. Kanë parapaguar me çmim të favorshëm, por të rremë.
Buxhetit të Shtetit do t’i mungojnë miliona dollarë. Pastrimi i parasë apo fshehja financiare mund të jetë shumë herë më e lartë. Nuk ka reagim nga ministritë përgjegjëse. Mungesa e reagimit është e papranueshme”.

Sipas hetimeve, dëmi në total është 5 milionë euro, i ndarë mes borxhit ndaj privatëve dhe shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA