Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama sjell në vëmendje raportin vjetor të Byrosë së Sigurisë Diplomatike të DASH, ku sipas tij Tirana është “vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane!”
“Raporti vjetor ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjëndjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!
Pa bërë asnjë koment ja çfarë shkruhet në këtë raport:
=“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.
=“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore”, shkruan Luan Rama në Facebook.
Top Channel