
Përkujtohet patrioti Avdi Rexha! Bust dhe libër për pajtuesin e gjaqeve në Tropojë
14/03 20:15
Një aksident me një të vdekur ka ndodhur rreth orës 15:40 në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur Bishqem.
Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasja L.Q, 58 vjeçe, nëna e drejtuesit të mjetit “Opel”, i cili është përplasur me një automjet “Volkswagen”.
Menjëherë pas aksidentit, 58 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes, ku paraprakisht dyshohet se automjeti tip “Opel” është futur në parakalim të gabuar.
Top Channel