Kreu i shtetit Ilir meta ndodhet në Maqedoni, ku merr pjesë në samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit.

Në këtë samit janë presidentët e Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Samiti zhvillohet në Shkup të Maqedonisë.

Në këtë Samit marrin pjesë si të ftuar të posaçëm Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov.

Top Channel