“Integrimi në BE ka mbetur rrugëve”, banorët e Matit në protestë për rrugën

27/04/2018 11:31

Banorët e zonës së Matit, Peshkopisë dhe Burrelit, dhe drejtuesit e mjeteve kanë bllokuar rrugën kombëtare Peshkopi- Burrel për të protestuar.

Protesta është zhvilluar në vendin e quajtur Kthesa e Cërujës në Klos. Shkak për të këtë protestë është dëmtimi i këtij aksi, pasi sipas tyre nuk është vënë dorë asnjëherë për riparimin e saj.

Me pankarta që lexojnë “Ku janë investimet?”, “Integrimi në BE ka mbetur rrugëve”, ata kërkojnë vëmendjen e shtetit.

Në takimin në Peshkopi të pak ditëve më parë, ata e ngritën si shqetësim rrugën edhe para ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Top Channel