Njeriu si natyrë është qënie kureshtare dhe pikërisht kjo e fundit ka meritën e shumë zbulimeve të mëdha shkencore e teknologjike.

E duke shfrytëzuar teknologjinë, sot njerëzimi është në gjendje që t’u “afrohet” yjeve dhe e arrin këtë përmes teleskopëve gjigante të instaluar në Tokë apo të hedhur në orbitën e shtëpisë sonë të përbashkët.

Pikërisht njëri prej tyre, i quajtu “Gaia”, i Agjencisë Hapësinore Europian (ESA) ka mbledhur katalogun e yjësisë më të madh të të gjitha kohërave.

Bëhet fjalë për 1.5 GB të dhëna fotografike të shkrepura në Rrugën e Qumështit, ku shkencëtarët dhe astronomët europianë numërojnë mbi 2 miliardë yje dhe të paktën 14 mijë asteroidë, që nuk njiheshin më parë.

Kreu i grupit studimor në fjalë, Gunther Hasinger thotë se të dhënat në fjalë dhe e gjithë puna e Gaia-s, e kryer nga 2014 deri në 2016 po ripërcaktojnë bazat e astronomisë. Ai thotë se bëhet fjalë për të dhëna që sot mund të nënvlerësohen, por për të ardhmen, kur njerëzimi të jetë i gati për udhëtimet ndëryjore kanë një vlerë të jashtëzakonshme.

“Është si një hartë gjigante, por ndryshe nga të tjerat e deritanishme, më e saktë dhe me koordinata më të përpikta”, deklaron Hasinger.

Në bazë të këtyre të dhënave të grumbulluara, shkencëtarët e ESA-s janë në gjendje që të përllogarisin përafërsisht shpejtësinë me të cilën lëvizin një pjesë e madhe e sistemeve yjore, por edhe temperaturat në planetet e tyre.

Në studimin në fjalë marrin pjesë 450 shkencëtarë të Agjencisë Hapësinore Europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA