Vasili: Vandalët e qeverisë dhe bashkisë shkatërrojnë Teatrin Kombëtar

26/04/2018 13:15

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u shpreh me anë të një postimi në Facebook se “qytetarët bastardë në krye të qeverisë dhe të bashkisë duan të shkatërrojnë Teatrin Kombëtar”.

“Askush nuk mund të prekë vlerat kombëtare të teatrit, të lartësuara nga talenti i jashtëzakonshëm, djersa, mundi i brezave të tërë aktorësh e regjizorësh. Mijëra qytetarë në dhjetra vjet janë bërë më të mirë falë Teatrit Kombëtar. Këta qytetarë të klonuar, në krye të qeverisë dhe bashkisë, janë turpi i këtij qyteti, ata dhe kushdo që do të votojë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar”, shkroi Vasili.

“Damka e antiqytetarisë së Tiranës nuk do t’i ndahet kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë”, shtoi Vasili.

Top Channel