Keisi, Driloni dhe Sergej janë shokë lagjeje dhe nxënës të së njëjtës shkollë në Shkozet të Durrësit. Ndonëse fëmijë ata bashkuan zërat me prindërit dhe banorë të tjerë të lagjes ku jetojnë për një mjedis të shëndetshëm e të sigurt.

Çdo ditë ata rrezikohen nga kanali tejet i ndotur që përshkon Shkozetin dhe ish-kënetën, apo siç njihet ndryshe Durrësin e ri.

“Të mbyllet kanali, sepse ne kur luajmë mund ta shtyjmë njëri-tjetrin dhe biejmë në kanal dhe na zë sëmundja”, thotë një nga fëmijët.

E gjithë zona ku ata banojnë kutërbon. Ujërat e zeza për shkak të mungesës së kanalizimeve derdhen në kanalin e ujërave të larta ku gjithashtu hidhen edhe mbetjet nga veprimtaria e një thertoreje dhe një fabrike peshku aty pranë.

“Jemi ankuar në Bashki, kemi bërë edhe peticion. Thonë se kanali është normal”, thotë një prej banorëve.

“Na kanë ndarë si në Rripin e Gazës. Nuk ka një mbikalim apo nënkalim”, thotë një tjetër.

Të revoltuar nga mungesa e marrjes së shërbimeve publike, banorët kërkuan një takim urgjent me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, transparencë të plotë për përdorimin e parave që mblidhen nga taksat, si dhe sistemim të kanalit që rrezikon jetët e tyre. Këtë herë ata duken të vendosur për ta vazhduar betejën e tyre qytetare deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare në komunitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA