Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook prej disa kohësh në urimin e mëngjesit sillte raste të ndryshme të njerëzve që gjenin punë përmes punësimit në zyrën e punës.

Por siç bën të ditur vetë kryeministri në ERTV, tashmë do të ketë një rubrike të re dhe “me këtë rubrikë të re, që përmes shembujve konkretë mes qindra të tillëve çdo muaj, ju inkurajon të mos pranoni asnjë sorrollatje në zyrat e shtetit; të mos kërkoni as miq e as rrugë për të dhënë rryshfet, po të merrni vetëm 3 minuta kohë në adresen shqiperiaqeduam.al, për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj, ju uroj një ditë të mbarë”.

Top Channel