Lufta kundër Terrorizmit, Xhafaj në Paris: Prioritet i qeverisë shqiptare

26/04/2018 20:07

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mori pjesë në “Konferencën mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste ISIS dhe Al-Kaeda”, e cila po zhvillohet në Paris në selinë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në fjalën e mbajtur para përfaqësuesve të 84 vendeve pjesëmarrëse, Xhafaj ilustroi përpjekjet dhe kontributin konkret të Shqipërisë në përballjet me fenomene si terrorizmi dhe radikalizmi.

“Lufta kundër terrorizmit mbetet një nga prioritetet kyçe të Qeverisë shqiptare. Shqipëria është më se e hapur në këtë drejtim, e gatshme të marrë asistencën e duhur logjistike dhe profesionale që, për shkak të përmasave të saj, i mungon. Por kurrsesi nuk i mungon vullneti për të qëndruar në krah aleatëve të saj dhe synimit për marrëdhënie më të sigurta mes kombesh”, tha ministri i Brendshëm.

Në përfundim, Xhafaj u shpreh i bindur se nuk mund të ketë një Europë të fortë përballë terrorizmit dhe krimit të organizuar pa një Ballkan të përfshirë brenda procesve integruese të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA