Zyra e Shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar me tone ironie ndaj gazetarit Dan Friedman, njëri prej autorëve të artikullit të publikuar në revistën “Mother Jones” për lobimin e kësaj force politike në SHBA.

Në reagim, LSI lë të kuptohet se u ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve të drejtuara në zyrën e saj nga autorët e artikullit, por përgjigjet e tyre nuk janë pasqyruar në shkrimin në fjalë.

“Lidhur me deklaratat e kolegut të MotherJones, Dan Friedman në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, dëshirojmë të themi se herën tjetër kur kolegu Friedman dhe MotherJones të kenë pyetje të dërgojnë gjithashtu dhe përgjigjet që ata duan, në mënyrë që ne vetëm t’i konfirmojmë”, thuhet në deklaratën e LSI.

Në artikullin e publikuar në “Mother Jones” ngrihen dyshime mbi burimin e të ardhurave të përdorura për lobim nga LSI, që sipas revistës, ka shfrytëzuar disa kompani fantazmë.

Vetë LSI reagoi menjëherë pas këtij shkrimi, duke deklaroi se do të padisë revistën për shpifje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA