Për deputetin gjerman, Gunther Krichbaum, Shqipëria nuk është ende gati për çeljen e negociatave. Këtë qëndrim ai e ka rikonfirmuar edhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook, një ditë pas takimit të Ramës në Komisionin e Jashtëm të Gjermanisë, të cilin Krichbaum e kryeson.

“Dje, mora Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut Gjerman. Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë besoj se hapja e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë është shumë e parakohshme. Progresi i reformave deri tani nuk mjaftojnë”, ka shkruar Krichbaum në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA