Mohamed Salah ka treguar për CNN se si e përballon faktin që është lojtari kryesor i Liverpool dhe futbollisti më i përfolur i momentit.

Egjiptiani thotë se nuk ndjen presion aspak dhe ndryshe nga futbollistët e tjerë që i nënshtrohen dietave, ai ha çfarë të dojë, sidomos kushari, pjatë tradicionale egjiptiane.

“Ushqimi është pjesë e rëndësishme në futboll. Nutricionisti im thotë se nuk kam dhjamë fare, kështu që mund të ha çfarë të dua. Për të pirë, nuk pi, këtë pjesë nuk e kam problem. Kur kthehem në Egjipt, marr miqtë në telefon që të më presin me kushari. E ha direkt në makinë, nuk pres të shkoj në shtëpi”, tregon Salah.

Kushari është një pjatë me pilaf, makarona dhe thjerrëza, që sipër tyre kanë salcë pikante domateje, hudhra, qiqra dhe qepë të skuqura. Edhe pse nuk duket një pjatë e shëndetshme për një sportist, kushari nuk e ka penguar sulmuesin e Liverpool që të shënojë 43 gola deri në këtë pikë të sezonit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA