Me Milanin që nuk fiton prej 6 ndeshjesh, edhe Gattuso e ka kuptuar se duhet të ndërrojë marsh në 4 takimet e mbetura, për të siguruar një vend në kompeticionet europiane dhe për të shpëtuar sezonin.
Gjithsesi, duke parë edhe ndërhyrjen e UEFA-s nëpërmjet Fair Play-t Financiar, fondi Elliot, që ka kredituar presidentin kinez të Milanit, po mendon të mbrojë investimin, duke sjellë një tjetër drejtor sportiv te kuqezinjtë.
Ideja e Elliot është që të sjellin pranë kuqezinjve një njeri që të mendojë më shumë për aspektin ekonomik, sesa atë sportiv të klubit.
Ky person pritet të punojë përkrah Mirabellit, ose në rastin më të keq, drejtori aktual i kuqezinjve të largohet nga Milani, gjë që do të frenonte disa operacione të merkatos së verës, që Mirabelli po planifikonte.
Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që është frenuar edhe negociata me fantazistin brazilian të Shakhtar Donetskut, Bernard, që ishte shumë pranë firmës me Milanin.
Top Channel