Merkel, kushte për Shqipërinë. Hapja e negociatave, Gjermania do vendosë më vonë

25/04/2018 17:52

Nga Berlini e në krah të Edi Ramën, Angela Merkel foli për kushte që duhen plotësuar para hapjes së negociatave të anëtarësimit. Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për Shqipërinë duket se nuk mjafton për Kancelaren gjermane, e cila tha se do të verifikojë nëse ka mjaftueshëm progres.

“Ka një numër parakushtesh për të hyrë në negociatat e pranimit. Shqipëria ka punuar tashmë shumë për disa gjëra. Ekzistojnë disa kushte për fillimin e negociatave të pranimit. Ne do të krijojmw në javët e ardhshme opinionin tonë përfundimtar nëse disa gjëra duhet të bëhet, në qoftë se ka tashmë mjaftueshwm përparim, për të diskutuar me pas me kolegët tanë evropianë”, u shpreh Merkel.

Gjatë deklaratës për shtyp që i parapriu takimit me Kryeministrin Rama, Kancelarja Merkel vlerësoi avancimin e reformave dhe në veçanti vettingun në drejtësi, duke kërkuar shtrirjen e këtij te procesi mes radhëve të Policisë.

“Më lejoni të them në mënyrë eksplicite se Shqipëria ka nisur projekte të rëndësishme reformash dhe se është bërë përparim. Unë po mendoj për Vettingun e disa qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për shembull, biseduam për këtë gjatë vizitës së fundit. Kjo gjithashtu forcon sistemin ligjor në tërësinë dhe besueshmërinë. Ne e dimë se tani kontrolli duhet të zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm mund ta inkurajoj Kryeministrin të vazhdojë në këtë rrugë. Ka fusha të tjera për të cilat do të flasim, sundimi i ligjit në përgjithësi, por edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithsesi, besoj se jemi tw gjithw dakord: Ky nuk wshtw fundi, sepse nuk i bëjmw favor askujt, por në fund të fundit, kjo është me rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe popullin e saj. Kjo krijon edhe mundësi për rritjen ekonomike”, tha kancelarja gjermane.

Duke i rikujtuar Kancelares çfarë ajo i kishte kërkuar disa vite më parë, Rama nënvizoi se reforma në drejtësi jo vetëm është zbatuar, por raporti i Komisionit Europian e konsideron atë shembull për vendet e tjera të Ballkanit.

“Kur u takuam në vitin 2014, folëm gjithashtu për dëshirën për të bërë një reformë themelore ligjore. Një vit më vonë, i bëra një kërkesë kancelarit në Tiranë për të mbështetur procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve. Sot jam krenar të them se, falë mbështetjes së Gjermanisë, kam arritur të vij këtu pasi Shqipëria ka kryer një reformë tërësore ligjore dhe gjyqësore, e cila vlerësohet nga Komisioni Evropian si një model për të gjithë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se e konsideron hapjen e negociatave vetëm si çeljen e një faze të thellim të reformave.

“Ka rezultate inkurajuese me zbatimin e ligjit të Vettingut. Me qëllim që detyrat tona të kenë sukses në këtë fazë të parë, ekziston një rekomandim i Komisionit Europian, pa parakushte, që ne të mund të vazhdojmë. Unë me të vërtetë shpresoj të kem mbështetjen e Gjermanisë dhe kancelarit federal në qershor. Është shumë e qartë për ne se ky nuk është fundi. Ky është fundi i një faze dhe hapja e një faze tjetër. Ka shumë reforma, shumë sfida dhe shumë sakrifica që na presin, kështu që një ditë ne te meritojmë me meritë të Bashkimit Evropian”, tha Kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA