
24/02 19:13
Një peshëngritëse amerikane ka goditur me grusht në fytyrë një burrë irlandez, pasi ai i preku të pasmet në rrugë dhe i tha që “ju amerikaneve ju pëlqen kjo gjë”.
Leanna Carr tha se po ecte në rrugët e Dublinit kur burri i erdhi nga pas dhe e kapi nga të pasmet në mes të ditës. 26-vjeçarja kujton se ai po qeshte me të madhe pasi kreu veprimin e turpshëm dhe tha: “Je amerikane, me shumë mundësi të pëlqeu”.
“Reagimi im i parë pas kësaj fraze ishte grushti në fytyrë”, tregon peshëngritësja, e cila ka postuar në rrjetet sociale foto të dorës së saj të dëmtuar.
Pasi e goditi, Carr mësohet se i është drejtuar me këtë frazë ngacmuesit: “Mos guxo më të prekësh kështu një femër!”
Top Channel