Hekurudha duhet të përfundojë për 2.5 vite, hapet tenderi për Tiranë-Durrës

25/04/2018 15:21

Hapet tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim të ri për në aeroportin e Rinasit.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave ka hapur fazën parakualifikuese dhe afati për dorëzimin e dokumenteve është 31 maji i 2018.
Kontrata përfshin një seri punimesh dhe ndërtimi duhet të bëhet 30 muaj nga nënshkrimi i saj.

Kostoja totale e projektit është 90.5 milionë euro. 36.9 milionë euro janë siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 35,4 milionë janë dhe grant falas nga Bashkimi Europian, kurse qeveria shqiptare do të mbulojë kostot e shpronësimeve dhe Tatimin e mbi Vlerën e Shtuar.

Në fazën e ndërtimit të projektit priten të angazhohen rreth 1,375 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa gjatë fazës së operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200.

Është përllogaritur edhe vlera e kursimit nga qytetarët, që do të jenë në nivel 55 milionë euro në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA