Qindra pensionistë nga qytete të ndryshme të Greqisë të ardhur në kryeqytetin Athinë zhvilluan demonstratë kundër politikave shtrënguese të qeverisë.

Me thirrjen e sindikatave të Frontit të Punëtorëve, rreth 2.500 pensionistë u mblodhën në sheshin Kocias të kryeqytetit të Greqisë, ndërsa më pas marshuan drejt Ministrisë së Financave dhe asaj të Punës.

Pensionistët protestuan kundër shkurtimeve të reja dhe uljen e kufirit të poshtëm të përjashtimit nga taksat, që pritet të hyjë në fuqi në vitin 2019 në kuadër të pakos së shpëtimit, ndërsa mbajtën parulla me mbishkrime “Hiqni dorë nga pagat tona”.

Protesta që zgjati rreth 2 orë përfundoi pa incidente.

Pensionistët në Greqi humbën mesatarisht 40 për qind të pagave të tyre me “masat shtrënguese” gjatë krizës ekonomike dhe pakove të shpëtimit, e cila zgjati më shumë se 8 vjet.

Sipas një hulumtimi të bërë në Greqi në vitin e kaluar, për rreth gjysmën e popullatës pensionet janë treguar si burimi kryesor i të ardhurave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA