Zërat për largimin e Gareth Bale nga Reali i Madridit nuk janë shuar. Pasi u fol për një kalim te Manchester United, emri i sulmuesit uellsian është lidhur orët e fundit me atë të Bayern Munchen.
Bale nuk e përjashtoi në mënyrë kategorike një mundësi të tillë.
“Në futboll, kurrë mos thuaj kurrë!”, u shpreh Bale në një intervistë për “Sport Bild”.
“Për momentin jam i kënaqur në Madrid dhe po i gëzohem futbollit. Bayerni ka një skuadër fantastike dhe një ndër më të suksesshmet në Europë. Për mua është një nder që ma lidhin emrin me Bayernin, por tani jam futbollist i Realit të Madridit”, tha uellsiani.
Në intervistën e tij, Bale pranoi se do të donte të aktivizohej më shumë nga trajneri Zinedine Zidane.
“Për të qenë i sinqertë, unë dua gjithnjë të luaj, sepse dua të shënoj më shumë gola”, tha Bale, i cili u transferua te Reali në vitin 2013, për vlerën e 101 milionë eurove, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në atë periudhë.
Top Channel