Banorët protestojnë për kanalin e ndotur, paralajmërojnë bllokimin e autostradës

25/04/2018 18:54

Banorët në zonën e Shkozetit dhe të kënetës në Durrës kanë organizuar një protestë ditën e sotme për kanalin e ndotur.

Banorët kanë paralajmëruar bllokimin e autostradës Durrës-Tiranë, në rast se nuk ka reagim nga autoritetet përkatëse.

Banorët kërkojnë transparencë për përdorimin e taksave të tyre.

Top Channel