Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë, ku do takohet me zyrtarët e vendit.
Vizita e tij në Tiranë është në kuadrin e një turi treditor, që presidenti i Këshillit të BE-së do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës janë përgatitjet e samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijunit, që do të zhvillohet në Shkup.
Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.
Vizita e Tusk në Tiranë vjen pas vizitës së shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, javën e shkuar, pasi Komisioni Europian i ka dhënë Këshillit rekomandimin zyrtar për nisjen e procesit të negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.
Donald Tusk do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje nga kryeministri Rama dhe në orën 13 është parashikuar një konferencë në Pallatin e Brigadave.
Ndërkohë, mësohet se kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Angela Merkel.
Top Channel