Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? Kundër reagimit antisportiv të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Erion Braçe, në përfundim të ndeshjes së mbrëmjes së të hënës mes Partizanit e Skënderbeut, ka reaguar Shoqata e Arbitrave shqiptarë të futbollit.
Kjo shoqatë dënon veprimin antisportiv dhe aspak të drejtë prej deputetit Braçe, i cili në fundin e ndeshjes së vlefshme për javën e 30 të Kategorisë Superiore, goditi me një send të fortë arbitrin kryesor të takimit, kur ky i fundit po hynte drejt dhomave të zhveshjes së bashku me ndihmësit e tij.
Shoqata e Arbitrave e dënon një veprim të tillë nga ana e përfaqësuesit të ligjit, në drejtim të arbitrave, dhe njëherësh bën apel për më shumë gjakftohtësi dhe vetëkontroll, jo vetëm në këtë periudhë të mbetur ndeshjesh, por edhe në vijimësi.
“Ngjarja e fundit ishte e shëmtuar, aq më shumë kur të tilla veprime vijnë nga tribuna VIP. Të tilla situata nuk i përkasin aspak futbollit, e për më tepër marrin një simbolikë antisportive kur ideohen dhe kryhen nga një përfaqësues i ligjit”, thuhet në reagim.
Top Channel