24/05 15:52
Ditën e djeshme është përcaktuar edhe kalendari i javës së 31-të të Kategorisë Superiore, që po i afrohet një fundi shumë ‘të nxehtë’.
Kështu ndeshjet e kësaj jave do të luhen në dy ditë të ndryshme, dy prej të cilave të shtunën dhe 3 të tjerat të dielën.
Gjithçka do të startojë me sfidat për Europën, ku Lushnja-Partizani dhe Luftëtari-Flamurtari, do të startojnë të shtunën në orën 16:00 dhe do të transmetohen në Supersport 3 dhe 4.
Të dielën në orën 16:00 do të luhen dy sfidat e mbijetesës, ajo mes Vllaznisë e Laçit dhe Teuta-Kamza, ndërsa java do të mbyllet në orën 19:00 me kryendeshjen Skënderbeu-Kukësi, ku skuadra korçarë mund të fitojë titullin kampion në rast fitoreje.
Top Channel