Pas seancës së parë të vettinut, gjyqtarja Altina Xhoxhaj nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për faktet që dolën në lidhje me pasurinë e saj.

Një ditë më pas avokatja e saj ka sqaruar qëndrimin në lidhje me pretendimet e organeve të vettingut. Ajo thotë se gjetjet e KPK janë të pabazuara.

Avokatja Shehi thotë se gjyqtarja ka si pasuri pas 24 viteve punë në organet e drejtësisë: gjysmën e një apartamenti prej 59 metrash katrorë në Ishëm të Durrësit, gjysmën e truallit prej 220 metrash katror nën dhe rreth këtij apartamenti.

Sipas avokates, pasuria apartament prej 100 m2 është shlyer plotësisht nga Bashkejetuesi, i cili si subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive ka deklaruar dhe provuar burimin e të ardhurave me deklarimet e bëra nisur nga viti 2003.

Në procesin e regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme, gjysma e këtij apartamenti është regjistruar edhe në emër të Altina Xhoxhajt në vitin 2011, si bashkëpronësi e dhuruar nga Bashkëjetuesi me të cilin ka dy fëmijë.

Avokatja zbardh edhe të ardhurat e gjyqtares nga puna në vitet 2003-2016 në shumën 23.4 milionë lekë dhe të ardhurat e bashkëjetuesit për të njëjtën periudhë, në shumën 25.4 milionë lekë si dhe kursimet në formën e depozitës prej 30 mijë dollarësh.

Vendimi për vijimin ose jo në detyrën si gjyqtare për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, organet e vettingut do e japin me 25 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA