Dy “10”-at e Donald Tusk për Shqipërinë: Jeni më europianë se disa europianë të BE-së

24/04/2018 13:57

Dy ishin pikat për të cilat Shqipëria mori vlerësimin maksimal nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në deklaratën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, së pari ai renditi pozicionimin e palëkundshëm të Shqipërisë krah aleatëve europianë dhe Shteteve të Bashkuara. Si shembull solli reagimin pas sulmit me agjentë nervorë ndaj ish-agjentit rus, Sergei Skripal.

“Shqipëria e tregoi me rastin Skripal se është një nga partnerët me besnikë të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Pika tjetër ishte toleranca fetare.

“E përmbyll duke i bërë homazh markës unike të Shqipërisë; tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, cilësi që vijojnë të jenë tepër të rëndësishme për botën e sotme. Këto janë themelet që mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët dhe kam ndjesinë personale që jeni më europianë ju këtu se disa europianë të BE”, deklaroi kreu i Këshillit Evropian.

Presidenti vuri në dukje gjithashtu edhe thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në të gjitha fushat, jo si alternativë ndaj BE-së, por si mjet për të punuar në dobi të vetë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA