Skënderbeu është në prag të titullit të radhës në Kategorinë Superiore, teksa i nevojitet vetëm një pikë për ta zyrtarizuar triumfin e radhës.

Ditën e sotme, korçarët fituan 0-1 në transfertë ndaj Partizanit, me një gol të shënuar në minutën e 94 nga Bruno Dita.

Ndërkohë i ftuar në “Procesin Sportiv” në Top Channel, Osmani flet për situatën aktuale në Superiore, ndërsa thotë se tashmë titulli është i sigurt. “Ne jemi aq të sigurt me këto pikë që kemi, për kampionatin, sa nuk ka ekip tjetër”, thotë mbrojtësi korçar.

Me pikët aktuale të grumbulluara, Osmani ka luksin të bëjë edhe shaka, madje edhe me presidentin Takaj.

“Ne nuk e duam më presidentin Takaj nëpër stadiume, nuk e kemi marrë më. E kemi si ters. Vjen vetëm zv/presidenti Arlindi. Edhe Shehin e kemi në pankinë. Edhe profesor Daja është pak në vështirësi, pasi ka frikë mos e lëmë edhe atë si presidentin, pa e marrë me vete në stadium”, u shpreh Osmani me shaka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA