Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Është masa e fundit që jepet, duhet të shqyrtohen më parë masat më pak rënduese
Suedia dhe vendet skandinave janë ndër të parat vende anëtare të BE që bëjnë të ditur se mbështesin Shqipërinë në hapjen e negociatave.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndodhen në Talin të Estonisë, në samitin e krerëve të parlamenteve të BE-së, një mundësi e mirë për takime dy palëshe për të kërkuar mbështetjen për negociatat.
Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin gjatë takimit me Ruçin u shpreh se Suedia dhe vendet Skandinave, mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Gjithashtu, Ruçi zhvilloi një takim edhe me Kryetaren e Senatit Hollandez, Ankie Broekers-KNOL.
Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për tu anëtarësuar, vjen menjëherë pas marrjes nga Komisioni Evropian të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE dhe është një mundësi e rëndësishme për të kërkuar mbështetjen e parlamenteve të vendeve anëtare.
Gjithashtu ne fokusin e diskutimeve të saj, Takimi do të ketë tematikat si e “E ardhmja e Bashkimit Evropian” dhe “Evropa dhe mbrojtja e sigurisë”.
Top Channel