Qëndra shëndetësore pa drita, pa ujë e pa kushte higjenike

23/04/2018 15:45

Të paktën 1200 banorë të fshatit Okshatinë në Bulqizë nuk kanë qasje në shërbimet shëndetësore.

Qendra e shëndetësore e fshatit të njësisë Shupenzë është një ngrehinë pa drita, ujë dhe asnjë kusht higjenik. Dy infermierët e fshatit duhet të shkojnë derë më derë për t’u bërë injeksione pacientëve, apo për t’u matur tensionin.

Ndërkohë, banorët të mësuar prej vitesh me këto kushte nuk e ngrenë zërin, edhe pse e pranojnë se në mjediset e qendrës nuk mund të gjejnë shërim pasi atje sundon myku dhe papastërtia.

Kjo qendër nuk është e vetmja në Bulqizë. Drejtori i Shëndetit Publik të Bulqizës thotë se shërbimi është pezulluar në këtë qendër deri në rikonstruksionin e saj.

Projektet për rikonstruksion ekzistojnë, sipas kësaj drejtorie edhe për shumë qendra fshatrash të tjerë në Bulqizë, por mungesa e fondeve duket se i zvarrit pa fund, duke i detyruar banorët të marrin udhën e gjatë çdo ditë drejt spitalit të Bulqizës.

Top Channel