Protesta e 26 nëntorit, Berisha: Ky është një hap i vonuar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar
23/11 18:59
Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare këtë javë.
Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të hënën në mbrëmje.
Mësohet se kryetari Basha ka deklaruar që fokusi i kësaj jave do të jetë tek mobilizimi i qytetarëve për problematikat në bashki dhe denoncimi i korrupsionit të qeverisë.
Po ashtu, Basha ka porositur që përqendrimi të jetë tek tenderët në duart e disa oligarkëve, gjendjen në shëndetësi dhe inceneratorët.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë para deputetëve se kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politik të Kukësit dhe të mbajmë lart sensin e protestës.
Top Channel