Marrëveshja e Parisit për Klimën, Bloomberg do të paguajë në vend të SHBA-së

23/04/2018 08:18

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg tha se do të paguajë 4,5 milionë dollarë për të mbuluar angazhimin e prapambetur financiar të SHBA-së për marrëveshjen globale për klimën.

Bloomberg tha se ka përgjegjësinë që të vazhdojë të mbrojë ambientin, për shkak të vendimit të Presidentit Donald Trump që të largohet nga pakti.

“Amerika ka marrë përsipër një angazhim dhe si amerikanë, nëse qeveria nuk do ta bëjë, që të gjithë kemi përgjegjësi. Unë kam mundësinë që ta bëj, prandaj do ta bëj. Do t’i dërgoj një çek që Amerika i ka premtuar organizatës dhe për ata do të jetë njësoj sikur e morën nga qeveria federale”, deklaroi Bloomberg.

Ai shtoi se Trump njihet si një person që ndryshon mendim dhe shpreson që Presidenti ta ketë bërë këtë deri në qershor për marrëvëshjen e klimës, pasi SHBA është pjesë kryesore e zgjidhjes.

Në fakt, në janar, Trump tha se ishte i gatshëm të kthehej tek marrëveshja, e cila për të nuk paraqet asnjë problem nëse Amerika trajtohet më ndershëm. SHBA lajmëroi tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën në qershor, duke shkaktuar kritika ndërkombëtare. SHBA bëhet kështu vendi i vetëm në botë që nuk është pjesë e Paktit të Parisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA