Greqi, kapet drogë pranë kufirit me Turqinë, në pranga 4 shqiptarë

23/04/2018 20:27

Një sasi prej 112 kg kanabis u sekuestrua prej departamentit të antidrogës së Komotinisë në Greqinë verilindore, shumë pranë kufirit me Turqinë.

Sipas autoriteteve policore, lënda narkotike ishte ngarkuar në një automjet me targa shqiptare, ndërsa trafikantët e saj, katër shtetas shqiptarë 65, 44, 41 dhe 37 vjeç u arrestuan.

Policia deklaroi se katër shtetasit shqiptarë të arrestuar tashmë, tentuan t’ja shesin lëndën narkotike një polici të maskuar si trafikant.

Pasi trafikantet dorëzuan lëndën narkotike dhe po numëronin paratë e rëna dakord, ndërhynë edhe policët e anti drogës, duke kryer arrestimin.

Agjentët besojnë se dorëzimi i lëndës narkotike bëhej për llogari të tre shtetasve të tjerë shqiptarë, të arrestuar pak ditë më parë prej policisë, nën akuzën e trafikut të drogës.

Katër të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Komotinisë, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA