Gjermani, një grua në krye të SPD-së pas largimit të Schulzit

23/04/2018 11:45

Për herë të parë në historinë e saj 153-vjeçare, Partinë Socialdemokrate gjermane do ta drejtojë një grua.

Sidoqoftë, Andrea Nahles fitoi vetëm 66.35% të votave, që është shumë më pak nga sa mundi të siguronte ish-kryetari Schulz, i cili në fillim të vitit të kaluar i kishte gati të gjitha votat e Kongresit.

47-vjeçarja Nahles pati përballë saj një tjetër grua, Simone Lange, kryetare e Bashkise së Flensburgut. Pas rezultateve më të dobëta për SPD-në, që nga viti 1933, i gjendur nën presionin e partisë dhe të opinionit, Schulz – kujton “Deutsche Welle”, – fillimisht vendosi të mos hynte në koalicion me CDU/CSU-në, por më vonë udhëhoqi negociatat me Merkelin dhe vendosi të marrë postin e ministrit të Jashtëm.

Gjatë kësaj kohe, ai dha dorëheqjen nga kreu i partisë dhe propozoi Nahlesin si pasardhëse. Por, vetëm disa ditë pas këtij vendimi, Schulz u detyrua të tërhiqet edhe nga kandidatura për postin e shefit të diplomacisë.

Andrea Nahles ka qenë në legjislaturën e kaluar, drejtuese e grupit parlamentar në Bundestagun gjerman dhe njihet si një politikane e fuqishme, me vendime të prera.

Pas tërheqjes së Schulzit në janar të këtij viti, ajo ishte drejtuesja “de facto” e SPD-së, por zyrtarisht, kryetare u zgjodh tani. Nahles ishte edhe hallka kryesore, e cila ka bindur anëtarët e SPD-së që të votojnë për të hyrë në koalicionin aktual qeverisës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA