Ai ka nisur të pagëzohet me emrin arbitri i “La Decima”, gjyqtari që ishte në fushë kur Reali i Madridit ngriti kupën e 10 të kampionëve pas finales ndaj Atletikos së Madridit në Lisbonë. Bjorn Kuipers do të vendosë drejtësinë në një tjetër përballje emocionuese që UEFA ka në program këtë javë, gjysmëfinalen mes Bajernit të Mynihut dhe “galaktikëve

Holandezi 45-vjeçar drejtoi “blankos” për herë të fundit në fitoren e fazës së grupit të këtij sezoni në shtëpi, ndaj Borussia Dortmund 1-3. Më parë, Bjorn Kuipers ka qenë në fushë dhe në humbjen e Real Madridit kundër Dortmundit (4-1), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të sezonit 2012-2013 dhe barazimin kundër CSKA Moskës (1-1), në ndeshjen e parë të “nokaut”-it, sezoni 2011-2012. Në total, “Los Blancos” kanë një bilanc të tillë me gjyqtarin holandez: 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Një arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2006 dhe i përzgjedhur tashmë për të qenë mes bilbilave të FIFA-s për Kupën e ardhshme të botës këtë verë, Kuipers shihet si një gjyqtar i influencueshëm.

Shumë tifozë e mbajnë ende mend sesi Kuipers përjashtoi Zllatan Ibrahimovic në Ligën e kampioneve, i rrethuar nga protestat e plot 9 futbollistëve të Celsit. Ndërkohë holandezi ka gjykuar 3 herë Bajernin e Mynihut në Europë. Fillimisht ndaj Napolit e më pas ndaj Mancester Sitit dhe Benfikës, me bilancin 2 suksese të bavarezëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA