Ai ishte një ndër 6 stadiumet e ndërtuara nga themelet në vitin 2010, ku u zhvilluan ndeshje të Botërorit të Afrikës së Jugut.
Por, “Moses Mabhida” i Durbanit pa këtë fundjavë një nga masakrat më të rënda që mund t’i bëhej një stadiumi nga tifozë të irrituar, huliganë e ndoshta edhe njerëz të dhunshëm që s’kanë lidhje me futbollin.
Ajo çfarë ndodhi, në fakt, ishte zemërim për eliminimin e Kaizer Chiefs nga “Nedbank Cup”, apo Kupa e Afrikës së Jugut, nga një skuadër disi më inferiore si Free State Stars.
Tifozët ultras nisin të dhunonin fillimisht një grua që ishte ngarkuar me detën për sigurinë në ambientet e brendshme të stadiumit. Ajo është shtruar tashmë në spital, por “të egërsuarit” nuk u ndalën me kaq.
Ata shkatërruan stadiumin dhe zonën e dedikuar shtypit. Policisë iu desh të përdorte gazin lotsjellës dhe granatat tymuese për të shpërndarë turmën e irrituar dhe të pafrè.
Top Channel