Pas 117 vitesh, 8 muajsh dhe 17 ditësh, ka ndalur së jetuari ajo që cilësohej si njeriu më i vjetëri i gjallë, japonezja Nabi Tajima.

Ajo mësohet se ka humbur jetën në një spital, në qytetin Kikai, të Kagoshimës, rreth orës 20 të ditës së djeshme.

Nabi Tajima ka lindur më 4 Gusht 1900 dhe kishte lënë mbi 160 pasardhës, duke arritur të njohë nipër e mbesa deri në brezin e pestë.

Tajima mori fronin e njeriut më të vjetër në tokë, pas vdekjes së xhamajkanes Violet Brown, shtatorin e vitit të kaluar.

Tashmë njeriu më i vjetër në tokë, është sërish një japoneze, që quhet Chiyo Yoshida, është 116 vjeç dhe për 10 ditë shkon 117.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA