Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy persona që tentuan të vidhnin naftë nga makineritë e gazsjellësit. Njëri prej autorëve të vjedhjes është plagosur me armë gjahu nga roja, i cili gjithashtu është vënë në pranga për plagosje të rëndë me dashje.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje rreth 23.00 në fshatin Mbrakull të Poliçanit, kur dy persona kanë tentuar të vjedhin naftë nga makineritë e parkuara të gazsjellësit. Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen janë pikasur nga roja i objektit, Kodian Salillari, i cili ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre, ku si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi Shefit Muço.

 

Roja i objektit Klodian Salillari është larguar më pas nga objekti dhe ka fshehur armën e gjahut në banesë, por u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij.

 

Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasit Shefi Muço 57 vjeç, banues në Vërtop dhe Arjan Xhanari, 18 vjeç banues në Vërtop, të cilët tentuan vjedhjen.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Klodian Salillari, i dyshuar për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje“, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive“dhe për  shtetasit Shefit Muço, Arjan Xhinari, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA