Në pesë rajone të Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë u ushtrua kontroll i rreptë nga policia lokale pasi kishte dyshime për pirateri televizive.
Dhjetë persona u arrestuan, të cilët shisnin në mënyrë të kundërligjshme platformë të kanaleve televizive. Policia kontrolloi dhe sekuestroi 10 biznese, dhe dy shtëpi, ku bllokoi të gjithë aparaturat e vendosura për vjedhjen e platformave televizive shqiptare dhe të huaja.
Të arrestuarit, pa leje dhe pa autorizim paraprak duke shkelur të drejtën autoriale të subjekteve qe kanë autorizimin për emetimin e kanaleve televizive, kanë përfituar vlera të konsiderueshme monetare. Ata kanë dëmtuar kompanitë legale, qe kryejnë veprimtari të rregullt të kësaj fushe.
Gjykatat vendase në Kosove i dhanë të drejtë policisë për arrestimet bazuar në akuzat e “cenim i të drejtave autoriale” dhe “tregti e ndaluar” që parashikojnë disa vjet burg.
Aksioni u krye nga njësia policore për hetimin e krimeve kibernetike, që i dha një goditje të rëndë piraterisë televizive në Kosovë.
Top Channel