Evakuime masive në Berlin, shkak një bombë e luftës së Dytë Botërore

20/04/2018 08:43

Një bombë nga lufta e Dytë Botërore është bërë shkak që mëngjesin e së premtes në Berlin të bëhen evakuime masive për të lejuar ekspertët të largojnë bombën.

Evakuimet do të nisin rreth orës 09:00 dhe do të prekin një zonë deri në 800 metra nga vendi ku është zbuluar bomba. Zona përfshin Ministritë e Qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit. Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.

Policia thotë se nuk ka rrezik nga bomba, e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar.

“Tegeli”, i cili është aeroporti më i ngarkuar i Berlinit, u mbyll shkurtimisht në gushtin e shkuar pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA