Shqiptarja që mashtroi shëndetësinë britanike, 100 mijë dollarë transplant

19/04/2018 09:48

Mediat britanike shkruajnë për dënimin e një emigranteje shqiptare në Uells, e cila mashtroi sistemin shëndetësor anglez, duke përfituar një transplant veshke me vlerë 100 mijë dollarë.

Sipas tyre, emigrantja Fatmira Tafa, kishte shkuar në Britani në mënyrë ilegale me kamion, pasi kishte takuar një emigrant po ashtu të paligjshëm online. Ajo kishte përdorur një dokument identifikimi të rremë, duke u hequr si shtetase greke.

Kjo mashtroi NHS (Sistemin Kombëtar Shëndetësor), në Londër, duke kryer transplantin e veshkës, me një vlerë 100 mijë dollarë që u pagua nga NHS. Por emigrantja e pranoi vetëm kur partneri i saj u deportua dhe mbeti vetëm në Uells.

Gjykatësi Jeremy Jenkins tha: “Kostoja që ka paguar NHS është më shumë se 100 mijë dollarë. Kjo është një çështje më serioze se kaq, dhe kjo gjykatë nuk mund ta anashkalojë. E jap këtë vendim me keqardhje dhe nuk më vjen mirë për këtë, por është vendimi i duhur për ofendimi tuaj”.

Fatmira Tafa tashmë do të vuajë një dënim prej 14 muajsh për mashtrim dhe posedim të dokumenteve false me qëllime të pahijshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA