“Me një të rënë të lapsit, shuan 15 bashki të tjera”, Berisha paralajmëron tubim: Protestë rinore qytetare më 8 tetor kundër Reformës Territoriale 05/10 14:53
Ish minstri i Brendshëm Saimir Tahiri është shfaqur në seancën parlamentare të kësaj të enjte pas gjashtë muaj mungesë.
“Mirëmëngjesi, urime për rekomandimin”, mësohet të ketë thënë Tahiri medias para se të hyjë në seancë.
Ai është ulur i vetëm në karrigen e tij në fund të sallës në radhët e socialistëve, teksa është përgatitur të flasë në ligjin për Prokurorinë.
Si për ironi e ka regjistruar emrin te ligji për Prokurorinë, që kërkon ta arrestojë.
Mësohet se opozita nuk do të jetë kur Tahiri të mbajë fjalën e tij, pasi është parashikuar që të largohen pasi të flasin për integrimin.
Top Channel