Meta, i jep dekoratën “Nënë Tereza” D’Alema-s. Në Presidencë edhe Rama

19/04/2018 11:06

Presidenti Ilir Meta i akordon ish kryeministrit të Italisë, Massimo D’Alema dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar në Presidencë ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

D’Alema një mik i çmuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. D’Alema, një nga figurat kryesore të politikës italiane. Qeveria D’Alema, rol kryesor në aksionin historik të NATO për lirinë e Kosovës. Qeveria D’Alema mbajti barrën kryesore të operacionit humanitar të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova. Mirënjohje të thellë D’Alemas për të gjithë mbështetjen ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve. Shqipëria shpreson së shpejti të hapë negociatat e anëtarësimit në BE”, tha Meta.

Ndërkohë Massimo D’Alema falënderoi Metën, duke u shprehur se ai është edhe një mik i Italisë dhe i tij personal.

“Falenderoj thellësisht për nderin e lartë Presidentin Ilir Meta. Integrimi i plotë i Shqipërisë në BE, objektiv themelor i politikës së jashtme italiane. Vlerësoj maksimalisht kontributet e Ilir Metës për demokratizimin e Shqipërisë. Kënaqësi të kem bashkëpunuar me Ilir Metën, figurë kryesore e politikës në Shqipëri. Nderimi që më bëhet sot, nderim për miqësinë e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë”, tha D’Alema.

Top Channel